Bujar Nishani i dorëzon detyrën Presidentit të ri të Republikës

Pas betimit në detyrën e tij të re si President i Republikës në Kuvend, Ilir Meta ka mbërritur në Presidencë ku ka takuar edhe paraardhësin e tij, Bujar Nishani.

Takimi është zhvilluar në zyrën e presidentit, ku Nishani i ka dorëzuar Metës edhe zyrtarisht detyrën.

Pas ekzekutimit të Himnit Kombëtar nga Banda e Forcave të Armatosura, shoqëruar me 21 të shtëna topi, Bashkim Dedja, kryetari i Gjykatës Kushtetuese afrohet drejt Presidentit Ilir Meta për t’i dorëzuar Kushtetutën e Republikës. /albeu.com/
Shtuar më 24/07/2017, ora 19:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori