Bujar Nishani denoncon kandidatet e Kushtetueses: Morën 4 në provimin e magjistraturës
Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani tha se në Gjykatën Kushtetuese po tentohet të emërohen anëtarë që nuk kanë marrë shkollën e magjistraturës.

Nishani tha se dy, tre zonja kanë marrë 4 në provimin e magjistraturës.

Nishani: Klasa politike etiketohet më të drejtë. Shumë kanë pranuar të bëhen lecka për t’u keqpërdorur në dëm të interesit publik.

Pse u bë kjo listë?

Dy apo tre zonja që në jetën e tyre private mund të jenë shumë të nderuara, kanë vajtur dhe kanë marrë 4 në provimin për magjistraturën, nuk janë kualifikuar dhe nuk kanë hyrë dot në shkollën e magjistraturës.

Nëse ne shqiptarëve i themi që në reformën në drejtësi, dërgohen në gjykatë kushtetuese ato që nuk kanë fituar dot shkollën për tu bërë gjyqtarë, ç’mund të presin shqiptarët, shkruan Ora news.

Këta nuk kanë marrë dot 5. Shkojnë në Kushtetuese me një listë me 3 veta, për tre vende. Ajo që ka qenë e shkëlqyer dhe është emëruar gjyqtare gjatë administratës socialiste e është përplasur në aktivitetin e saj me konflikte të mëdha interesi kur ka qenë në KED, sot ka zero pikë nga njerëz, që janë zgjedhur politikisht.
Shtuar më 19/11/2019, ora 22:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori