Bujana Bushi humbi jetën për shkak të mungesës së rripit të sigurimit
Në bazë të ekspertizës së Policisë Rrugore është arritur në përfundimin se mos vendosja e rripit të sigurimit, i ka marrë jetën Bujana Bushit. Nëse do të kishte vendosur rripin e sigurimit gjatë udhëtimit nga Tirana në drejtim të Vlorës, ajo mund të ishte gjallë. Mungesa e rripit të sigurimit ka sjellë përplasjen e fortë të pasagjeres. Ndërkaq, drejtuesi i mjetit e ka pasur të vendosur rripin.

Bujana Bushi ka qenë e ulur në sediljen e parë të makinës tip “Benz” me targë AA 837 GH, që drejtohej nga shtetasi Kosta Taçi. Nga veprimet që kemi kryer, rezulton që ajo nuk e ka pasur të vendosur rripin e sigurimit në momentin e aksidentit. Përplasja e mjetit me targë AA 837 GH, me një tjetër, mjeti tip “Benz”, taksi e verdhë, ka qenë shumë e fortë, ballore. Makina ka pësuar dëmtime të shumta në krahun e djathtë të saj, që korrespodon me krahun e pasagjerit. Ndërsa xhami i përparmë është i thyer dhe i deformuar, po në krahun e pasagjerit”, tregojnë ekspertët e Policisë Rrugore.

“Në momentin e përplasjes, pasagjerja pa rrip sigurimi, është përplasur fort me anën e majtë të saj në kroskotin dhe derën anësore të mjetit, duke goditur edhe kokën në xhamin anësor. Në fraksion sekondi, ajo është përplasur sërish, pasi në një goditje të tillë mjetesh, trupi shkon anash dhe para, dhe ajo ka goditur kokën në xhamin e përparmë, gjë që duket edhe nga xhami i thyer”, shprehen më tej ekspertët. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2015, ora 13:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori