Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti në Kukës
Bugajski: Osetia një rast ndryshe nga Kosova
Albeu.com
Drejtor i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Washington Janusz deklaroi se Kosova dhe Osetia janë dy çështje të ndryshme.Drejtor i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Washington Janusz deklaroi se Kosova dhe Osetia janë dy çështje të ndryshme, dhe se Rusia do të reagonte në këtë mënyrë edhe nëse rasti i Kosovës nuk do të ishte i pranishëm. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikë Bugajski tha se nëse statusi i Kosovës nuk do të ishte zgjidhur, nuk besoj se Rusia do të priste më gjatë dhe të lejonte që Gjeorgjia të marrë kontrollin mbi Osetinë Jugore”, ka vlerësuar Bugajski në një bisedë për Zërin e Amerikës.

Bugajski deklaron se Rusia ka vlerësuar se kjo është mënyra më e mirë që të ndahet Gjeorgjia dhe të pengohet hyrja e saj në NATO – ose edhe të rrëzohet qeveria në këtë vend, të shkaktohet destabilizimi i tij, të shkatërrohet kapacitetet ushtarake të tij dhe të rimëkëmbet sfera e ndikimit rus në rajon.

Bugajski vlerësos se Perëndimi duhet të dërgojë një porosi të qartë se – Moska nuk mund të jetë më garantues i paqes në Gjeorgji.
Shtuar më 13/08/2008, ora 01:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori