Bugajski: Maqedonia t'a njoh Kosovën
Albeu.com
Analisti amerikan Januzs Bugajski, preferon që përveç trupave të NATO-s, në Kosovë duhet misioni EULEX nën kompetencat e BE-së, që e përgatit vendin për integrim në BE.Bashkimi Europian duhet të jetë më i vendosur për angazhimin e tij në Kosovë pas datës 15 qershor, sepse futja e EULEX-it nën ombrellën e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë do të shkaktonte dypushtetësi jofunksionale. Kështu tha gjatë një debati me studentë në Prishtinë, Drejtori i Qendrës për marrëdhënie ndërkombëtare strategjike, Januzs Bugajski.

"Kam dëgjuar për skenar të ndryshëm, siç është futja e EULEX-it nën misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe të tjera, por nëse ka shumë autoritete konfuze nuk ka autoritet fare si dhe rrezikohet të zhvendoset qëllimi i qeverisë që fshihet pas UNMIK-ut dhe EULEX-it", deklaroi drejtori Januzs Bugajski.
Sipas tij, pas kësaj paqartësie qëndron mungesa e një qëndrimi të përbashkët të Bashkimit Europian. "Nëse EULEX fshihet prapa misionit të OKB-s, atëherë kjo nënkupton se EULEX akoma nuk ka kurajo dhe një qëndrim ta qartë e të fuqishëm. EULEX do të duhej të ishte elementi i ri stabil në Kosovë, pra do të duhej të funksiononte si fuqia kryesore e butë, por fuqi e butë nuk nënkupton fuqi e dobët. Unë preferoj të shoh, përveq trupave të NATO-s, një autoritet nën kompetencat e BE-së që e përgatit këtë vend për një të ardhme drejt integrimit në BE", tha ai.

Duke folur punën e qeverisë së re të Maqedonisë, Bugajski theksoi se detyrat kryesore të Shkupit zyrtar për integrimin në mekanizmat europian dhe NATO duhet të jenë zgjidhja e çështjes së emrit me Athinën si dhe të njohja e pavarësisë e Kosovës.

"Qeveria e re maqedonase, për të cilën jam i bindur se do të jetë një qeveri koalicioni me një parti mazhorante shqiptare, duhet që së shpejti të zgjidhë çështjen e emrit me Greqinë. kjo duhet të ndodhë sa më shpejtë në mënyrë që shteti maqedonas të ketë shansin për t'u ftuar në NATO në mbledhjen e ardhshme të ministrave të shteteve anëtare të NATO-s në që do të mbahet në dhjetor të këtij viti", theksoi Bugajski.
Nëse nuk zgjidhet çështja e emrit shpejtë mund të ndodhë fuqizimi i forcave radikale në Maqedoni që tentojnë të mbajnë jostabil rajonin.
Ai sugjeroi qeverisë së re maqedonase të njohë pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës. "Zgjidhja e këtyre çështjeve do të vendoste Maqedoninë në kampin e vendeve stabilizuese në rajon", shtoi analisti amerikan.

Bashkimi Europian është në pritje të një vendimi të Sekretarit gjeneral të OKB-së, Ban KiMoon, lidhur me rolin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë pas datës 15 qershor. Shefi i misionit EULEX, Yves De Kermabon, në një intervistë dhënë agjensisë franceze të lajmeve AFP kishte deklaruar se ka gjasa për shtyerjen e fillimit të angazhimit të këtij misioni në Kosovë duke patur parasysh që akoma nuk ka një bazë të qëndrueshme dhe të qartë politike për këtë. (Alsat)
Shtuar më 18/05/2008, ora 00:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori