Bugajski angazhohet në fushatën e PDSH-së
Albeu.com
Liderët e PDSH-së thanë se roli i Bugajskit do të jetë i rëndësishëm për procesin politik në Maqedoni. Ai tashme eshte keshilltari i liderit te PDSH-se Menduh Thaci.Zgjedhjet parlamentare në vend janë të rëndësishme për tri arsye; kontinuitetin e zhvillimit demokratik, përforcimin e bashkëjetesës dhe për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike. Këto komente para intelektualëve në Tetovë i bëri Drejtori i Qendrës Amerikane për Hulumtime Ndërkombëtare dhe Strategjike, Janush Bugajski i cili është angazhuar në fushatën e PDSH-së dhe do të jetë këshilltar i Menduh Thaçit.

"Roli i PDSH-së në Qeverinë e ardhshme do të jetë shumë i rëndësishëm dhe vital. Së pari për të dhënë një rol të madh shqiptarëve dhe marrjen e obligimit të zhvillimit të mëtejshëm të Maqedonisë. Si rezultat i Marrëveshjes së Ohrit dhe ligjeve tjera, duhet të arrihen të drejta të mëdha kolektive dhe përmirësimi i statusit të popullatës shqiptare nuk duhet të shihet si kërcënim për shtetin por si pjesë e rëndësishme e sigurisë dhe stabilitetit të Maqedonisë", tha drejtori i Qendrës Amerikane për Hulumtime Ndërkombëtare dhe Strategjike Janush Bugajski.

Ai komentoi edhe kontestin që vendi ka me Greqinë për çështjen e emrit. Bugajski tha se populli maqedonas nuk duhet të ndjehet i pasigurt nëse vjen deri tek ndryshimi i emrit dhe nëse me këtë ndryshim pajtohen edhe shquiptarët në Maqedoni. Liderët e PDSH-së thanë se roli i Bugajskit do të jetë I rëndësishëm për procesin politik në Maqedoni:

"Z.Bugajski me kërkesën tonë është këtu të na jap kordinata e vërteta, informatat e sakta për qëllimin apo cakun tonë kryesor që e kemi si komb, do të thot NATO, Unioni Europian dhe partneriteti me SHBA-të", tha kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi.

"Bugajski është këtu që të më zëvendësojë tash e tutje. Për shkak se kjo parti dita ditës po rritet dhe ka nevojë për ekspert të rangut botëror", u shpreh kryetari i nderi i PDSH-së Arbër Xhaferi.

Duke folur për Kosovën, Bugajski tha se qeveria e ardhshme e Maqedonisë me automatizëm duhet të njohë pavarësinë e Kosovës me cka do të demonstrojë përgjegjësinë e saj sa i përket sigurisë rajonale.
(Shkëlzen Aqifi, Alsat-m)
Shtuar më 16/05/2008, ora 09:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori