Bufi: Rames i eshte nderprere mandati si kryetar i PS-se
Albeu.com
Një prej figurave më të njohura të PS-së dhe të skenës politike shqiptare, ish-kryeministri, nënkryetari i kuvendit Ylli Bufi flet për herë të parë për humbjen e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 28 qershorit por edhe fatin që statuti i partisë më të madhe të opozitës parashikon për kryetarin e PS-së. Në një intervistë për gazetarin Alfred Peza, Ylli Bufi ka deklaruar se Edi Ramës i është ndërprerë mandati si kryetar i partisë në asamblenë e zhvilluar ditën e martë. Sipas Ylli Bufit pavarësisht interpretimeve, statuti i partisë është i qartë dhe zbatim të këtij dokumenti Edi Rama nuk është më kryetar partie por vetëm ushtron kompetencat e kryetarit.

Pikërisht duke iu referuar kësaj pike të statutit Ylli Bufi ka sulmuar vendimin e asamblesë kombëtare, e cila sipas tij duhet të njoftonte ndërprerjen e mandatit të kryetarit dhe të thërriste kongresin për hapjen e garës për postin e kryetarit.
Përballë gazetarit Alfred Peza, një nga figurat më të njohura të PS-së ka deklaruar se Edi Rama nuk duhet të rikandidojë pasi përsa kohë që në 28 qershor humbi filozofia e tij politike, moralisht atij i mohohet e drejta për të kërkuar të jetë lideri i socialistëve. "Edi Rama moralisht nuk duhet tw rikandidojw sespe dwshtoi filozofia e tij" theksoi Bufi.

Ylli Bufi është një prej figurave më të njohura të PS-së. Përveç se ka qenë deputet për shumë legjislatura, ai ka qenë kryeministër në qeverinë e stabilitetit në vitin 91, ka qenë ministër ndërkohë që sot mban postin e nënkryetarit të kuvendit. Ylli Bufi u la jashtë listave të PS-së të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 28 qershorit dhe tashmë është renditur përkrah socialistëve që kërkojnë të pranohet humbja në zgjedhje dhe të analizohet kjo situatë.
Shtuar më 31/07/2009, ora 05:21
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori