U ekzekutua sot në Rrëshen, biznesmeni ishte pronar edhe i një magazine hashashi

Ditën e sotme një biznesmeni iu bë atentat në Rrëshen duke e lënë të vdekur.

Deri tani dihet që viktima është Kastriot Reçi, 47 vjeç i cili nuk është një emër i panjohur për policinë.

Reçi ishte pronar i një televizioni lokal ndërsa në 2016 u përfshi në një ngjarje tjetër kriminale.

Bëhet fjalë për operacionin “Befasia” në Mirditë ku u arrestuan 22 persona për përpunimin e kanabisit në një magazinë.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit deklaruan në atë kohë se ai ishte pronari i magazinës edhe pse Kastriot Reçi i mohoi këto akuza.

Mirditë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rreshen, Mirditë,në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi K.R., 47 vjeç

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.
/albeu.com./


Shtuar 7.01.2020 10:44