“Do të dua deri në fund të jetës”, çifti i martuar prej 64 vitesh vdesin të kapur për duar

Bill Schafrath, 88-vjeç, vdiq rreth orës 07:00 të mëngjesit ndërsa bashkëshortja e tij 85-vjeçare, Nancy, vdiq rreth orës 11:00 në Brookdale Senior Living.

“Në javët e fundit kur Bill nuk mund të lëvizte nga shtrati ne i afruam shtretërit e tyre së bashku në mes të dhomës,”- shpjegoi mbesa e çiftit, Pat Cornelius.

Ndërsa më pas shtoi: “Ata mbajtën duart e njëri-tjetrit gjatë javëve të fundit të jetës së tyre.”

Bill dhe Nancy u varrosën në Kishën Katolike të Shën Marisë, ku edhe martuan me njëri-tjetrin.

Në ceremoninë mortore morën pjesë e gjithë familja e tyre.

Çifti duket se mbajti premtimet që bënë kur u martuan për një dashuri të përjetshme deri në frymën e fundit.


Shtuar 9.01.2020 14:18