Buckovski: Krasniqi nuk eshte amnistuar, kurse ne Kondove nuk ka me persona te armatosur
Albeu.com
Kryetari i Qeverise se Maqedonise Vllado Buckovski ka thene sot se "ne territorin e komunes se Sarajit, respektivisht Kondove, tani nuk ka asnje person te armatosur". Gjithsesi sipas tij kjo nuk tregon se eshte zgjidhur ky problem.Ne rastin e Agim Krasniqit organet kompetente kane punuar sipas ligjit, dhe tere dokumentacioni per te i eshte dorezuar presidentit te shtetit. "Ne tetor do te filloje procesi gjyqesor kunder Krasniqit, gje qe do te tregoje se ai nuk eshte i amnistuar", ka theksuar Buckovski.

Kryeministri maqedonas ka thene se "ne xhirimet e bera nga avioni pa pilot dhe ne baze te informatave nga Ministria per Pune te Brendshme ne komunen e Sarajit, ku gjendet fshati Kondove, mbremjen mes 15 dhe 16 korrikut jane verejtur afer 80 persona te armatosur". "Mund te konstatojme se kemi permiresim te teresishem te situates se sigurise ne vend, por nuk kemi mbyllje te teresishme te rastit Kondove", ka thene Buckovski "Dikush deshironte te shfrytezohet nje tjeter situate, qe serish te kemi lufte si ne vitin 2001, por deri sa une te jem kryeminister dhe perderisa ne jemi Qeveri politike, edhe ne te ardhmen nuk do te lejojme qe t'u ikim mundesive qe problemet e sigurise t'i zgjidhim me mjete politike", ka theksuar Buckovski. RK
Shtuar më 03/09/2005, ora 17:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori