Buckovski: Kosova do te jete e pavarur por duhet te garantoje integritetin e Maqedonise
Albeu.com
Para fillimit te bisedimeve per statusin perfundimtar te Kosoves, Shkupi zyrtar kerkon nga autoritetet kosovare qe statusi i ardhshem i Kosoves, nuk do te cenoje integritetin dhe sovranitetin territorial te Maqedonise. Kryeministri maqedonas, Vllado Buckovski nepermjet nje kerkese drejtuar autoriteteve zyrtare te Prishtines kerkoi nga te gjithe politikanet ne Kosove, perfshire edhe presidenti Ibrahim Rugova, te nenshkruajne nje deklarate, ose Kuvendi i Kosoves te miratoje nje rezolute permes se ciles do te perjashtohej cdo mundesi per bashkimin e territoreve ku jeton popullata shqiptare ne rajon.

Buckovski ka thene se "kjo do te ishte mire per stabilitetin e rajonit, por edhe per vete Kosoven, dhe ne kete menyre, sipas tij, do te menjanoheshin te gjitha dilemat per zgjerimin e kufijve dhe formimin e shteteve te medha ne Ballkan". Sipas Buckovskit, ceshtja e statusit te Kosoves do te jete aktuale gjate 2-3 viteve te ardhshme, ndersa Maqedonia do te pranoje cdo zgjidhje qe do ta respektoje integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit.

"Eshte ne interes te vendeve tona , por edhe ne raportin e fundit per permbushjen e standardeve ne Kosove, ambasadori Kai Eide ka paraqitur qendrimin tone qe para zgjidhjes perfundimtare te statusit te Kosoves, te perfundoje edhe demarkacioni i kufirit ndermjet Maqedonise dhe Kosoves", ka thene Buckovski.
Shtuar më 17/10/2005, ora 20:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori