Buckovski-Gjukanovic-Dokle: Zgjidhja e statusit te Kosoves stabilitet per rajonin
Pëlqej
Albeu.com
Ne Oher eshte mbajtur takimi trepalesh i kryeministrave te Republikes se Maqedonise Vllado Buckovksi, te Malit te Zi, Milo Gjukanovic dhe te zevendeskryeministrit shqiptar Namik Dokle.Ata kane theksuar se zgjidhja e statusit perfundimtar te Kosoves do te krijoje stabilitet te pergjithshem per mbare rajonin. Kryeministri malazez Milo Gjukanovic tha se deshiron qe ceshtja e Kosoves te zgjidhet me pjesemarrjen dhe arbitrazhin e komunitetit nderkombetar dhe qe kjo ceshtje te hyje ne rend dite gjate ketij viti. Ai nenvizoi se zvarritja e ketij problemi ka sjelle nderlikim ne manovrimin e gjetjes se nje zgjidhje te mundshme. Gjukanovic eshte i mendimit se ceshtja e Malit te Zi dhe Serbise nuk paraqet nje rrezik per qendrueshmerine cilado qe te jete e ardhmja e kesaj bashkesie. "Mali i Zi, -tha Gjukanovic,- nuk pranon ne asnje menyre qe te behet peng i ndonje ceshtje ne rajon". Zevendeskryeministri i Shqiperise Namik Dokle tha se duhet perjashtuar perfundimisht nga politika e Ballkanit ideja e "Serbise se madhe", ideja e "Bullgarise se madhe", apo e "Shqiperise se madhe" Ai theksoi se populli i Kosoves e ka kuptuar qe statusi final eshte i lidhur ngushte edhe me standardet demokratike, prandaj edhe ka dhene shembuj te mire gjate permbushjes se tyre. Nderkohe, Kryeministri maqedonas Vllado Buckovski shprehu qendrimet e njohura maqedonase se vendit te tij i intereson qendrueshmeria ne rajon dhe respektimi i integritetit territorial dhe sovranitetit te Maqedonise pa marre parasysh arritjen e zgjidhjes perfundimtare te Kosoves midis Beogradit dhe Prishtines. qik/bw
Shtuar më 11/05/2005, ora 17:28
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori