Gotze merr vendimin e papritur për të ardhmen

Ylli gjerman, Mario Gotze ka marrë vendimin që të largohet përfundimisht nga Borusia Dortmund.

Bild raporton se negociatat mes Gotzes dhe Dortmund kanë ngecur.

Mesfushori ka refuzuar ofertën për rinovimin e klubit gjerman dhe do t’i japë fund aventurës tek “milionerët”.

Kontrata e Gotzes skadon në verë dhe gjermani do të jetë futbollistë i lirë nga 1 korriku.

Raportohet se Gotze ka oferta nga dy skuadra të Bundesligës, por që aventurën mund ta vazhdojë edhe në MLS të Amerikës.


Shtuar 7.01.2020 10:40