Buçkovski beson se Prishtina dhe Beogradi do të arrijnë marrëveshjen brenda vitit të ardhshëm
Albeu.com
Kryeministri maqedonas, Vllado Buçkovski, i cili ndodhet në Uashington, gjatë një konference shtypi në studiot e "Zërit të Amerikës", tha se beson që Prishtina dhe Beogradi do të arrijnë marrëveshjen brenda vitit të ardhshëm."Unë parashikoj se bisedimet do të jenë të vështira. Por, nga ana tjetër, jam optimist rreth mundësive për arritjen e një kompromisi midis Beogradit dhe Prishtinës. Unë parashikoj, se gjatë vitit të ardhshëm, Beogradi dhe Prishtina do të gjejnë një zgjidhje për statusin përfundimtar të Kosovës" u shpreh Buçkovski.
Buçkovski ka arsye të jetë i interesuar për zhvillimet në Kosovë. Maqedonia kufizohet me Kosovën dhe koalicioni i saj qeveritar përfshin një parti politike shqiptare që ka lidhje të ngushta me udhëheqësit shqiptarë në Prishtinë.
Kryeministri maqedonas beson se bazat e një kompromisi varen nga aftësitë e Prishtinës për të kuptuar se të drejtat e pakicës serbe të krahinës, si edhe objektet e saj fetare, duhet të mbrohen.
Edhe udhëheqësit serbë, shtoi Buçkovski, duhet ta kuptojnë se dështimi për të zhvilluar negociata serioze për Kosovën do të vërë në rrezik objektivin e Serbisë për të hyrë në radhët e Bashkimit Evropian.
Kryeministri Buçkovski shprehu mendimin se "një farë pavarësie e kushtëzuar do të jetë një hap i parë drejt një kompromisi të mundshëm midis Beogradit dhe Prishtinës, së bashku me komunitetin ndërkombëtar". qik
Shtuar më 28/10/2005, ora 14:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori