Buçkovski: Pasaporta, pengesë për ta festuar pavarësinë
Albeu.com
nga Bekim BuçiIsh kryeministri i Maqedonisë, Vllado Buçkovski, për “Lajm”, deklaroi se ka ftesë nga miqtë e tij, për t’iu bashkangjitur festës së paraparë për shënimin e pavarësisë së e Kosovës, por për shkak se i është marrë pasaporta nga organet gjyqësore nuk do të mund të marrë pjesë.Ai thotë se shkaku i pasaportës do ta pengojë të marrë pjesë në manifestimet që parashihen në funksion të festimit të pavarësisë, edhe pse ka vullnet që të jetë pjesë e atyre manifestimeve.
“Jam ftuar nga miqtë e mi që të marr pjesë në gëzimin e madh për pavarësinë e Kosovës që do të fillojë prej të shtunës por për fat të keq nuk do të mund të shkoj në Prishtinë sepse më kanë konfiskuar pasaportën”, deklaroi deputeti i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) dhe ish kryeministër i Maqedonisë, Vllado Buçkovski. Policia ia ka konfiskuar pasaportën Buçkovskit, për shkak të dyshimeve për involvim të tij në keqpërdorime të mjeteve për pajisje ushtarake, gjatë kohës kur ka qenë ministër i mbrojtjes në Qeverinë e Maqedonisë. Ndryshe Buçkovski vlerësohet si një ndër kryeministrat dhe politikanët maqedonas që ka pasur qëndrim më konstruktiv dhe më real për Kosovën, për dallim prej politikanëve tjerë maqedonas. Ai për këtë qëndrim ka pasur shpesh herë kritika nga qarqet antishqiptare dhe analistët tjerë maqedonas. Ka pasur zëra se akuza ndaj tij është stimuluar nga qarqe antishqiptare m’u për shkak të qëndrimeve të tij ndaj pavarësisë së Kosovës. Procesi gjyqësor kundër tij ende nuk ka përfunduar. (Lajm)
Shtuar më 14/02/2008, ora 22:18
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori