Buçkovski: Nëse fiton Gruevski, Maqedonia do të federalizohet
Albeu.com
nga Bekim BuçiKryeministri Nikolla Gruevski ka në plan federalizmin e Maqedonisë dhe për këtë opozita duhet patjetër t’i fitojë këto zgjedhje. Kështu ka deklaruar ish kryeministri i Maqedonisë dhe deputeti i LSDM-së Vllado Buçkovski.Ai këtyre ditëve betejën për rrëzimin e Gruevskit nga pushteti do ta zhvillojë në njësinë e katërt zgjedhore, në pozitën e dytë, për të cilën thotë se është kyçe për fitoren e partisë së tij.
“Nëse opozita i humb këto zgjedhje, Maqedonia realisht duhet të përgatitet për federalizim dhe atëherë do të jenë relevante çfarë do lloj kongresesh partiake. Them federalizim, për shkak se Gruevski me familjen e tij dhe me Menduh Thaçin definitivisht punon në atë edhe atë jo nga mosdija. Ai shumë mirë e din se çka është duke bërë dhe e bën atë si dushmani më i madh i Maqedonisë”, ka deklaruar Buçkovski.
Ai thotë se fushata për LSDM-në ka filluar mirë por për shkak të incidenteve i është shkaktuar dëm Maqedonisë. Buçkovski nuk është optimist se policia do të ketë kontroll ndaj procesit zgjedhor për shkak se sipas tij, gjenerator i krizës janë pikërisht strukturat policore. “Është e qartë se partizimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe koncesionet që i bën Gruevski ndaj Menduh Thaçit shtrenjtë do t’i kushtojnë Maqedonisë. Vlerësimi im është se zgjedhjet nuk mund të kalojnë në mënyrë korrekte dhe në atmosferë demokratike sepse ka shumë indikatorë se po përgatitet terren për manipulime. Por, nga ana tjetër, që për ne nuk është e mirë, e gjithë kjo mund të jetë arsye për befasi e cila është në dukje e sipër”, ka potencuar Buçkovski.
Ai thotë se fitorja e partisë së tij në njësinë e katërt zgjedhore, do t’i sjellë fitore edhe në tërë Maqedoninë. “Ne presim të fitojmë 45 deputetë që do të thotë 300 deri më 320 mijë vota. Këto janë parashikimet e mia, ndërsa as Sheqerinska, as kush do qoftë tjetër në LSDM nuk duhet të jetë i ngarkuar nga rezultati i zgjedhjeve të mëparshme”, thekson mes tjerash Vllado Buçkovski
Zëdhënësi i Qeverisë Ivica Bocevski këto akuza të ish kryeministrit nuk deshi t’i komentojë. (Lajm)
Shtuar më 15/05/2008, ora 19:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori