BSH ul normen baze te interesit me 0,25%
Albeu.com
Banka e Shqipërisë ka vendosur të ulë normën bazë të interesit me 0.25%. Guvernatori Fullani tha se tashmë norma e interesit do jetë 5%. "Pasi vlerësoi balancën e rreziqeve të pritshme, Këshilli Mbikqyrës vendosi të ulë normën bazë të interesit me 0.25%.Tashmë norma e marrëveshjeve të riblerjes në afat maturimi 1 javor është 5% krahasuar me 5.25% qe ishte më parë", deklaroi ai.Sipas Fullanit, tregjet në përgjithësi e kanë tretur këtë masë të BSH-së . "E gjithë klima e përgjithshme makroekonomike e mbështetur nga një konsolidim fiskal do japë kontributin e saj për përcjelljen efektive të kësaj mase në ekonomi", shtoi ai.

Guvernatori deklaroi se ecuria e ekonomisë shqiptare është pozitive.
"Ekonomia shqiptare i është rikthyer rritjes. Pas aktivitetit të dobët ekonomik të muajve të parë të 2010, ekonomia ka pasur rritje ekonomike pozitive gjatë gjysmës së parë të vitit. Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 2%", pohoi ai.

Fullani nënvizoi se është shënuar rënie e sektorit të ndërtimit.
Guvernatori pohoi se për shkak të ngadalësimit të rritjes së të ardhurave e ngadalësimit të treguesve të punësimit është vënë re një ulje e konsumit. Sipas tij defiçiti buxhetor është më i lartë se nga sa ishte parashikuar.
Shtuar më 28/07/2010, ora 15:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori