BSH: Rritja e kredive te keqia, problem per bankat
Albeu.com
Këshilli mbikëqyres i Bankës së Shqipërisë ka hasur një sërë problemesh gjatë inspektimeve që ka kryer në bankat shqiptare për vitin 2009. Përveç moszbatimit të disa pikave të ligjit për bankat një tjetër problem ...... mbetet edhe rritja e kredive të këqia edhe pse jo me ritme të shpejta si më parë.
Ndërkohë që portofoli i kredive në valutë shfaqet disi më problematik në drejtim të cilësisë së tij krahasuar me portofolin në monedhën vendase, në nivelin 10.6% kundrejt 10.1%. Sipas raporti të këshillit mbikëqyres së Bankës së Shqipërisë janë evidentuar disa mangësi në drejtim të shkeljes së limiteve për ekspozimet e bankave ndaj palëve të lidhura me to dhe emërimet të administratorëve në kundërshtim me kërkesat e ligjit. Gjithashtu subjekteve iu janë kërkuar të përmirësojnë sistemet e tyre të kontrollit dhe të përmirësojnë menaxhimin e rreziqeve.
Madje janë rekomanduar disa përmirësime në drejtim të parandalimin e transaksioneve të dyshimta, trajnimin e personelit, krijimin e një baze të dhënash të klientëve dhe zbatimin e kërkesave të ligjit të ri që ka hyrë në fuqi gjatë vitit 2008. Mbetet problem rritja e kredive me probleme gjatë vitit 2009 përllogaritet në nivelin 20.8 miliardë lekë ose 78.9% më shumë krahasuar me fundin e vitit 2008.
Analiza e ecurisë së cilësisë së portofolit të kredisë për individët dhe bizneset gjatë vitit 2009 evidenton se bizneset shfaqen më problematikë, me kredi me probleme rreth 12.3% në fund të vitit 2009, nga 7.6% një vit më parë.
Shtuar më 19/07/2010, ora 19:49
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori