Rama takon Këshillin Mbikqyrës dhe Guvernatoren Gjoni
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama ka vazhduar kontaktet e drejtëpërdrejta me disa prej anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, për të diskutuar lidhur me situaten e krijuar si edhe me domosdoshmërine e vazhdimit të funksionimit normal të institucionit.

Po ashtu ai është takuar edhe me të ngarkuarën mbrëmë prej Këshillit Mbikqyrës si Guvernatore në detyrë, zonjen Elizabeta Gjoni, për t’i shprehur qëndrimin e qeverisë e të shumicës qeverisëse në mbështetje të pavarësisë së Bankës së Shqipërisë dhe të ekipit të teknicienëve të institucionit, respekti për profesionalizmin e mirënjohur të të cilëve mbetet i palëkundur.

"Kryeministri ka shprehur po ashtu besimin e tij të plotë se Banka e Shqipërisë do të dalë më e fortë, më e sigurte dhe me transparente nga ky proces i vështirë por i shëndetshëm ndryshimi, në një kohe kur sistemi bankar në tërësi është solid e në rritje të ndjeshme", thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Më parë Rama u takua me aleatin e tij Ilir Meta dhe presidentin Bujar Nishani. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2014, ora 15:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori