BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit
Pëlqej
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.50%. Ky vendim, erdhi pas analizës së ekonomisë vendase, ndërkohë, Këshilli Mbikëqyrës miratoi dhe Raportin Mujor të Politikës Monetare.

“BSH është një instuicion i ndërgjegjshme llogaridhënës dhe transparent. Garantoj që informacioni zyrtar i dhënë nga BSH, kryetarit të komisionit të ekonomisë është dhënë në përputhje të plotë të kuadrit ligjor dhe rregullator. Për pjesën që nuk i është dërguar është ftuar në ambjentet e BSH për të parë dokumentat e kërkuara nga kryetari i ekonomisë. Përgjegjshmëria dhe transparenca janë në nivele me të larta”, tha Fullani ne nje konference per shtyp. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 16:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori