Zgjedhja e Presidentit, mblidhet Grupi Parlamentar i PS për 20 firmat

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të PS për të mbledhur firmat për kandidaturën e Kreut të Ri të Shtetit, Bajram Begaj.

Afati përfundimtar i përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve për të depozituar kandidaten është sot ora 12:00.

Ndërkohë që seanca e posacme në Kuvend për raundin e katërt të zgjedhjes së presidentit do të mbahet në orën 18:00.  Kujtojmë që në këtë raund duhet vetëm 71 vota për të zgjedhur kreun e shtetit./albeu.com