Arvizu takon Metën: Çështja e BSH të mos politizohet
Pëlqej
Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu, sot ka dhënë mesazhe mjaft të qarta teksa është gjendur në zyrën e kryetarit të Parlamentit Ilir Meta. Arvizu ka deklaruar se çështja nuk duhet të politizohet, por duhet të ketë stabilitet financiar.

“Ka një linjë që ndan mendimin e gazetarëve dhe atë të qytetarëve. Vëmendja duhet të përqëndrohet në stabilitetin financiar dhe kjo do të thotë se aktorët e mazhorancës dhe opozitës, duhet të përqëndrohen në një çështje që duhet zgjidhur.

Situata financiare duhet të stabilizohet dhe gjithçka duhet të ndodh jashtë politikës. Hetimet duhet të vazhdojnë. Jam i shqetësuar, sepse ka shumë konspiracione. Ka persona që duan ta politizojnë çështjen. Por kjo nuk vjen në ndihmë të kësaj çështje.

Ti lëmë pavarësi sistemit gjyqësor”, tha ambasadori Arvizu.

Diplomati amerikan theksoi se integriteti i pavarësisë së gjyqësorit është zgjidhja më e mirë në këtë rast, në një kohë kur hetimet për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë vazhdojnë. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2014, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori