Brukseli: Për Serbinë, rruga drejt Evropës ka të bëjë me qasjen e saj konstruktive rreth Kosov&eum
Albeu.com
Komesari evropian për zgjerim Oli Rehn ka deklaruar se pret që Beogradi t’i qaset pozitivisht bisedimeve rreth statusit të ardhshëm të Kosovës, të cilat, sipas tij, do të nisin gjatë kësaj vjeshte.Bashkimi Evropian, pohon Oli Rehn, ka miratuar mbrëmë hapjen e negociatave për stabilizim- asociim me Serbinë e Malin e Zi sepse, me këtë, Brukseli dëshiron të dërgojë sinjalin e qartë se pret sjellje konstruktive të autoriteteve serbe gjatë procesit të negociatave rreth të ardhmes së Kosovës.


Deri së voni Bashkimi Evropian kishte qëndrimin se Serbia dhe Mali i Zi nuk mund të nisë rrugën e integrimeve përderisa nuk arrestohen të gjithë të akuzuarit e Tribunalit të Hagës, para së gjithash gjenerali Ratko Mladiq, për të cilin besohet se gjendet në Serbi. Së voni u konsiderua se Serbia po përparon drejt arritjes së bashkëpunimit të plotë me gjykatën ndërkombëtare dhe se negociatat mund të nisin por assesi nuk mund të përmbyllen pa arrestimin e Mlladiqit – të akuzuarit për gjenocid. Për shkak të nivelit të pakënaqshëm të bashkëpunimit me Tribunalin e Hagës, Kroacia nuk ia arriti që, në mars të nisë negociatat për anëtarësim ndërsa dje niveli i bashkëpunimit u vlerësua pozitivisht me çfarë edhe u hapën rrugët që menjëherë të nisin negociatat për anëtarësim të plotë. Përpos që u konkretizua premtimi i dhënë dy vite më parë në Selanik se Ballkani ka vend ne familjen evropiane, takimi i djeshëm u konsideruar si historik për shkak të vendimit për nisjen e negociatave për anëtarësim me Turqinë – shtet ky i parë me shumicë së popullsisë myslimane që ka gjasë t’i bashkëngjitet Evropës dhe njëkohësisht vendi me përqindjen më të vogël territoriale në brendi të kontinentin evropian. Maqedonia tashmë ka aplikuar për statusin e kandidatit ndëra përgjigja e BE-së pritet në muajin nëntor. Kosova ka mekanizmat e saja përcjellëse në mungesë të statusit, ndërsa Bonsja dhe Hercegovina mbetet i vetmi shtet i Ballkanit Perendimor që nuk ka nisur rrugën e integrimeve. RTK
Shtuar më 05/10/2005, ora 14:26
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori