Brukseli nuk konfirmon marreveshjen me Serbine
Pëlqej
Albeu.com
Brukseli zyrtar nuk ka komentuar deklaratën e drejtorit për Ballkanin në Komisionin Evropian, Pierre Mirel, se BE është pajtuar me kërkesat e Serbisë për të dislokuar EULEX-in në Kosovë.Zyrtarët në Bruksel nuk kanë komentuar këtë deklaratë duke thënë se presin që Mirel të kthehet në Bruksel për të marrë sqarime mbi bisedimet në Beograd.

Mediat kanë cituar Mirelin, të ketë thënë se zyrtarët e BE-së janë pajtuar, që misioni duhet të mbështetet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe se duhet mbetet neutral ndaj statusit të Kosovës.

Misioni i BE-së në Kosovë i koduar me emrin EULEX është disenjuar që të ndihmojë në forcimin e rendit dhe të ligjit në shtetin ri. (rel)
Shtuar më 08/11/2008, ora 20:14
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori