Brukseli mirëpret miratimin e tre ligjeve
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi përshëndeti miratimin e paketës ligjore në Kuvend. Kjo gjë sipas tij vërteton se palët mund të bashkëpunojnë me njërit tjetrin kur kjo është në të mirë të vendit.


“Sapo po flisja me Brukselin për miratimin e ligjeve. Ne mirëpresim miratimin e kësaj pakete dhe kjo është prova që vërteton atë që kam thënë gjatë inagurimit të një projekti. Unë kam thënë që shqiptarët i kanë të gjitha mundësitë dhe vullnetin e mirë për të punuar në të mirë të vendit. Që do të thotë që miratimi i këtyre ligjeve është i rëndësishëm por është edhe prova që vërteton se palët mund të bashkëpunojnë me njërit tjetrin kur kjo është në të mirë të vendit. Unë mendoj që është një ditë e rëndësishme pasi është miratuar kjo paketë” theksoi ambasadori Sequi në një prononcim për mediat.

I pyetur nëse duhet të përfshihej në seancën e sotme plenare edhe votimi i vendeve vakante në KQZ, ambasadori Sequi u shpreh se Shqipëria i ka të gjithë mundësitë dhe kapacitet që të punojë për të arritur rezultate.

Ai ripërsëriti qëndrimin e tij se zgjedhjet janë një test për fuksioninim e institucioneve demokratike. /albeu.com/
Shtuar më 30/05/2013, ora 15:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori