Brukseli konfirmon heqjen e vizave per Maqedonine
Albeu.com
Nënkryetari i Komisionit Evropian dhe njëkohësisht komisioner për drejtësi dhe punë të brendshme Zhak Baro sot në Bruksel për herë të parë publikisht njoftoi se vizat Shengen do të hiqen për qytetarët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.Propozimi për heqjen e vizave, tha ai, më 14 korrik në Strasburg zyrtarisht do ta prezantojë komisioneri për zgjerim Oli Ren. ‘Ren do t’ua japë lajmin e mirë’, tha Baro, duke shtuar se tre shtetet janë angazhuar për përmbushjen e parakushteve të Brukselit.

Ai përsëriti se Shqipëria dhe Bosnja akoma nuk i kanë plotësuar ato kushte dhe se ata do të bëhen pjesë e tij më vonë, diku në vitin 2010, kur t’i kenë përmbushur kriteret e duhura. Propozimi duhet të miratohet nga 27 ministrat evropianë të drejtësisë, ndonëse votimi unanim nuk është i nevojshëm.
Shtuar më 09/07/2009, ora 22:39
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori