Bruksel, Rama takon komisionerin Fyle
Pëlqej
Kryetari i PS, Edi Rama zhvilloi sot një takim me komisionerin europian për zgjerimin Stefan Fyle ku është diskutuar lidhur me krizës politike në Shqipëri.

Zyra për media e Partisë Socialiste në Tiranë, njoftoi se zhvillimet politike në vend, kriza mes mazhorancs dhe opozitës, oferta e fundit e Ramës, liria e shtypit dhe presioni që mbizotëron mbi median, të janë diskutuar nga Edi Rama në takim me Komisionerin për Zgjerim në Komisionin Europian, Shtefan Fyle.

Gjatë bashkëbisedimit është folur për mundësitë për gjetjen e një zgjidhjeje, e cila do ti hapë rrugë transparencës së zgjedhjeve dhe nisjes së reformës zgjedhore, sipas zyrës së shtypit pranë selisë rozë mësohet se Rama ka falenderuar komisionerin Fyle për mbështetjen që KE dhe vendet anëtare u dhanë shqiptarëve duke liberalizuar vizat.
Shtuar më 19/11/2010, ora 19:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori