Brok telefonon Bashën: Sukses i jashtëzakonshëm mbyllja e negociatave!
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një bisedë telefonike me Kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, Elmar Brok, ku mori përgëzime për arritjen e marrëveshjes për reformën në drejtësi.

Brok e cilësoi sukses të jashtëzakonshëm të Partisë Demokratike dhe të Bashës mbylljen me sukses të negociatave.

Kreu i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, vlerësoi shumë lidershipin e treguar nga Basha në arritjen e kësaj reforme, reformë që do të kontribuojë në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Basha e falënderoi Elmar Brok për ndihmën e tij të jashtzakonshme gjatë gjithë procesit, e në veçanti në finalizimin e tij.

Basha ndau të njëjtin vlerësim me Brok se një drejtësi me standarde europiane është një hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Europian./Albeu.com/
Shtuar më 20/07/2016, ora 18:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori