Partia Popullore
Europiane do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje çështjen e respektimit të të drejtave kushtetuese të opozitës në Shqipëri. Këtë e ka deklaruar për gazetaren Erisa Zykaj, kryetari i Komisionit të punëve të jashtme të Parlamentit
Europian, Elmar
Brok.
Sipas tij, ngritja në Bruksel e çështjes së shkeljeve të të drejtave kushtetuese të opozitës nga e djathta
europiane ka dhënë tashmë rezultate, por proçesi do të vazhdojë të ndiqet me vëmendje dhe nga Komisioni
Europian.
"Ne do vazhdojmë t’ia kërkojmë këtë Komisionit
Europian. Por ndërkohë, jemi njoftuar, se ngritja e këtyre çështjeve nga ana jonë ka dhënë rezultatete pozitive, Opozita tashmë mund të gëzojë të drejtat e saj kushtetuese, që duhen garantuar. Ne do ta ndjekim situatën me vëmendje dhe do t’i kërkojmë Komisionit
Europian të vazhdojë proçesin", është shprehur
Brok.
Sipas burimeve të partisë popullore
europiane, kryetari i opozitës shqiptare Lulzim Basha ka tërhequr vëmendje të veçantë në gjirin e partisë popullore
europiane, teksa ka denoncuar krijimin sipas tij të një sistemi oligarkik nga kryeministri Edi Rama në Shqipëri. /albeu.com/
Shtuar më 26/10/2014,
ora 17:17