Brok-Bregu: Dialogu, pozitiv për statusin
Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, e cila ndodhet për një vizitë dy-ditore në Bruksel, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, Elmar Brok.

Gjatë takimit eurodeputeti Brok theksoi se dialogu politik dhe parlamentar në Shqipëri është shumë i rëndësishëm.
“Ne presim si parlament që në fund të majit të kemi rezultatet për përfundimin e reformave, çka do të ketë një impakt të madh për konstituimin e statusit kandidat për Shqipërinë. Në lidhje me ecurinë e procesit të reformave, Brok e sheh si një shenjë pozitive rivendosjen e dialogut, i cili sipas tij po funksionon që me reformën elektorale dhe atë parlamentare, dhe kjo përbën plotësimin e një kushti për të ecur përpara. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2012, ora 19:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori