Brodha me video në dorë, s'merrnin denoncimin! Rrëfimi tronditës i nënës për skandalin në Shkodër
Ajo ka bredhur na komisariati në komisariat me videon që vërtetonte veprimet e turpshme të policit B.B ndaj vajzës së saj 15 vjeçare, por askush nuk i merrte denoncimin.

Pas kësaj, nëna e vajzës së mitur është detyruar ta bëjë ngjarjen publike në media. Fill pas kësaj kanë reaguar autoritetet duke e arrestuar.

Në një rrëfim për Newsbomb, nëna e të miturës ka treguar se e ka parë mjaft të shqetësuar vajzën dhe pasi e ka pyetur ka mësuar se polici i zonës së Grumierës ka tentuar disa herë ngacmime seksuale ndaj saj, madje duke i dërguar dhe një video të turpshme ku i tregon organet gjenitale.

Nëna e vajzës thotë se polici i ka kërkuar të bijës që të hipë në makinën e tij, madje edhe faktin se Bajrakurti e ka ndjekur deri në afërsi të shtëpisë. Pjesa kulmore është ajo kur në celularin e vajzës, e ëma ka parë një video të turpshme ku oficeri i policisë ka dalë nudo.

“Jam prind i një vajze 15 vjeçare nga Malësia e Madhe, fshati Gruemiere. Dua të denoncoj këtë shtet të kapur nga perversiteti e imoraliteti që po na detyron të ikim nga ky vend, marrë shkas nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur, ku jan përdhunuar vajza minorene. Atë fat e ka patur dhe vajza ime duke u ngacmuar nga shefi i policisë së zonës Gruemiere shetetasi B.B. Para 4 ditësh me vjen vajza nga shkolla e shqetësuar, e pyeta se cfarë kishte. Ajo pati frikë të më rrëfente.

Pas disa oresh arriti të më tregoje se kishte dalë para ky njeri duke e ngacmuar dhe duke i thënë hajde hyp në makinë me mua të bej xhiro me makinë. E kishte ndjekur vajzën deri në afërsi të shtëpisë. Nuk ishte hera e parë që e përndiqte pasi këtë gjë e ka bërë edhe nëpërmjet telefonit duke i telefonuar vajzën duke i dalë nudo dhe duke kryer veprime të ndyra. Vajza e kishte filmuar këtë person, me të marr filmimet me vajzën, i drejtohem komisariatit Koplik. Me të shku tek dera na erdhi për 5 minuta pasi mbërritëm, personi në fjalë, pra punonjësi i policisë Berhani. Më kapi për krahu, më nxorri veçmas duke më bërë presion se do të zhduk do ju shfaros”, rrëfen nëna e vajzës.

“Të gjindur para kësaj situate ku asnjë punonjës nuk na dilte në krah as për të na pyetur për çfarë keni ardhur, u larguam. Te nesërmen vajtëm tek drejtoria e policisë Shkodër, kërkuam shefin më të madh të policisë Shkodër të takonim por nuk na u mundësua ai takim, pasi vetë kupola e Shkodrës e policisë ishte nga Malësia e Madhe. Na thanë që mos u merrni me Malësor se janë të pa prekshëm”, vijon rrëfimi i saj.

B. ishte shkarkuar më parë nga policia për probleme me zbatimin e ligjit, por ai është rikthyer në shërbime pasi mbrojti votat e PS në Shkodër në vitin 2013.
Shtuar më 11/02/2019, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori