Brockmann: Pjesëmarrja e Kosovës, e paqartë
Albeu.com
Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara tha se zyrtarët e Kosovës ndoshta nuk do të lejohen të marrin pjesë në debatin ku do diskutohet nisma serbe.Serbia ka kërkuar nga Asambleja e Përgjithshme që të dërgojë para drejtësisë ndërkombëtare çështjen e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës.

Disa nga vendet që e kanë njohur shtetin e Kosovës kanë kërkuar që Kosova të marrë pjesë në debatin që do zhvillohet më 8 tetor, meqë është e prekur drejtpërsëdrejti.
"Unë nuk jam kundër pjesëmarrjes së askujt në seancë, por ende nuk e di", tha kryetari i Asamblesë, nikaraguani Miguel D'Escoto Brockmann.

Nëse Asambleja e miraton kërkesën serbe atëherë do kemi një rezolutë që do t'i dërgohet Gjykatës ndërkombëtare në Hagë. /REL/
Shtuar më 04/10/2008, ora 18:31
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori