Britma dhe të qara, si u nxorr nga gropa e ashensorit vajza në Sarandë (VIDEO)
Pëlqej
Një vajzë e re në moshë ka rënë ditën e djeshme në gropën e lënë bosh të një ashensori në një pallat në qytetin e Sarandës.

E reja ka qarë, bërtitur e ka kërkuar ndihmë deri sa banorët e kanë pikasur dhe kanë lajmëruar policinë, ambulancën e zjarrfikësen për ta shpëtuar.

Ajo shfaqet e tronditur dhe e traumatizuar në një video të publikuar nga SarandaWeb. Me ndihmën e specialistëve, vajza arrin të dalë pa dëmtime të mëdha nga gropa e ashensorit.

Nuk dihet ende nëse e ka denoncuar pronarin e pallatit apo administratorin për lënien në një gjendje të tillë të mjerueshme të godinës ku jetojnë disa dhjetëra familje, e mes tyre ka edhe fëmijë të vegjël, të cilët janë edhe më të rrezikuar.
Shtuar më 16/07/2018, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori