Britanikët zbulojnë rrugën dhe shumën: Ja si vijnë shqiptarët në Angli
Shkatërrimi i 5 bandave në Shqipëri për trafikimin e njerëzve në SHBA, Kanada e Angli, ka marrë edhe vëmendjen e mediave të huaja.

Britanikja Daily Mail i ka kushtuar një shkrim kontrabandistëve shqiptarë duke treguar dhe itinerarin që ndiqej për të arritur vendet evropiane në mënyrë të paligjshme.

Në hartën që ka bërë e përditshmja britanike, shpjegohet se shqiptarët fillimisht niseshin nga Italia ose Franca, por pas goditjes nga policia e këtyre vendeve, filluan të marrin rrugë të tërthorë përmes Malit të Zi, Serbisë, Gjermanisë dhe Spanjës veriore, prej nga do të vazhdonin rrugën e tyre me mjete lundruese drejt Britanisë së Madhe.

Operacioni në Shqipëri:

Në operacionin e zhvilluar në Shqipëri u arrestuar më shumë se 50 persona të cilët trafikonin shqiptarët drejt vendevehuaja në këmbim të shumave të majme monetare.

Çdo emigrant paguante 20 mijë paund për të ikur nga Shqipëria.

Kontrabandistët ndihmoheshin në Shqipëri nga 4 policë kufitarë për të kaluar emigrantët në mënyrë të paligjshme.

Hetuesit sekuestruan gjithashtu armë automatike, 25 mijë paund, pasaporta të falsifikuara si dhe 28 kompjuterë të përdorura për të bërë dokumentet e rreme. /albeu.com/



Shtuar më 24/03/2018, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori