Britania e Madhe nuk njeh rënie: Kaq viktima shënoi sot COVID-19
Britania e Madhe po kalon ditët më të vështira të saj duke shënuar sërish për 24 orë 761 pacientë të vdekur nga COVID-19.

Shifrat duket se nuk po regjistrojnë rënie, ndërkohë që me të dhënat e ditës së sotme, totali i viktimave ka mbërritur në 12,868.

Anglia mbetet më e goditura me 651 vdekje të regjistruara ditën e sotme.

Viktimat e tjera u regjistruan në Skoci, Uells dhe Irlandën e Veriut.

Ndërkohë me 4,603 rastet e reja të orëve të fundit, totali i të infektuarve ka arritur në 98,476.
Shtuar më 15/04/2020, ora 16:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori