Britania e Madhe drejt fundit të luftës me COVID-19: Kaq viktima u shënuar sot
Ditën e sotme në Britaninë e Madhe janë regjistruar 350 jetë të humbura në 24 orët e fundit, duke e çuar në 21,106 numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga koronavirusi.

Një ditë më parë ishin 368 të vdekur kurse 24 orët e fundit 18 vetë më shumë.

Kjo është shifra më e ulët e regjistruar që prej 30 marsit ku u raportuan 180 jetë të humbura gjatë 24 marsit.

Më të prekura mbeten Anglia, që gjatë orëve të fundit regjistroi 329 vdekje, Skocia raportoi 13 vdekje ndërsa Uellsi, 8 vdekje.

Shifra mund të rritet pas disa orëve pasi Irlanda e Veriut nuk i ka raportuar ende shifrat e ditës pararendëse.

Ndërkohë të dhënat e të infektuarve gjatë orëve të fundit nuk janë raportuar ende.

Shifrat e raportuara të jetëve të humbura janë nga spitalet në të gjithë Britaninë e Madhe dhe nuk përfshihen njerëzit që ndërrojnë jetë në shtëpi apo azile.

Për këto të fundit, shifrat raportohen në mënyrë periodike, jo në komunikimin e përditshëm.

Shtuar më 27/04/2020, ora 16:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori