Britania alarmohet për futjen e Shqipërisë në BE: Brexit s’duhet vonuar aspak!
Përparimi i Shqipërisë në pozitën e antarësimit në BE ka panikosur mediat britanike duke e marrë si një shembull se pse duhet patjetër të nxitojë dalja e saj nga Europa.

Shqipëria sot, zvogëloi distancën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian,” kështu e nis artikullin e saj britanikja Express.uk.

Artikulli i britanikes Express

Politikanët e Brukselit miratuan një raport nga eurokratët që argumenton se ish-vendi i diktaturës ka bërë hapa të rëndësishëm në reformat e saj të brendshme dhe është pothuajse gati të fillojë procesin e bashkimit me bllokun. Por euroskeptikët në Britani e kanë qortuar këtë veprim, duke e konsideruar një “lajm të tmerrshëm” për pjesën tjetër të Europës, sepse Shqipëria është ende e rrethuar nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Eurodeputetët në Strasburg votuan pro kalimit të raportit të përkrahur nga Komisioni Europian i Jean-Claude Juncker, duke hequr një nga pengesat e fundit në bisedimet e pranimit. Eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein, tha se pritet që një raport të nxirret menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme të vendit më 18 qershor.

“Që nga vera e vitit 2014, Shqipëria ka qenë kandidate për anëtarësim në BE dhe që atëherë ajo ka bërë progres të vazhdueshëm. Ne nuk duhet të shtyjmë vendimin për fillimin e negociatave për anëtarësim gjithnjë e më shumë,” tha ai.

Zëdhënësja e punëve të brendshme Jane Collins në Angli tha se “ky ishte një lajm i tmerrshëm për të gjitha ligjet e taksat që paguajnë njerëzit në Europë. Me kufijtë tanë ende të parregulluar edhe pas Brexit, mundësia e rrugëve pakufij të shqiptarëve për në Europën Veriore do të jetë një shqetësim i madh për njerëzit në Britani. Jo vetëm që Brexit nuk duhet të shtyhet, por duhet të investojmë fuqishëm në problemet tona të kufirit.

Shtuar më 16/02/2017, ora 17:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori