"Briseida e Tatimeve" e kritikoi, Rama: Muhabet për te Pazari i Ri
Në konferencën e sotme për mediat, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarja e ABC, Esiona Konomi për kritikat e Briseida Shehaj, ish-drejtorësh së tij të tatimeve, tashmë pranë LSI.

Kreu i qeverisë nuk pranoi të japë shumë komente, ndërkohë që edhe këtë herë përdori ironinë.

Esiona Konomi: Çfarë komenti keni mbi oponencën që po ju bën një prej ish-drejtoreshave tuaja më të rëndësishme të tatimeve, z. Briseida Shehaj?

Edi Rama: Për këtë pyetje s’kam përgjigje më duket muhabet për tek Pazari i Ri në kohën kur nuk ishte restauruar.

Në konferencën me temë “Ekonomia në Fokus”, kryeministri Edi Rama e cilësi si të nevojshëm mandatin e tretë, pasi premtoi së në katër vitet e ardhshme gjithçka në biznes do të jetë online. Sipas tij ky proces fiskalizimi ka nisur tashmë në marrëdhëniet shtet-biznes, do të vijojë me biznes-biznes dhe më pas biznes-konsumator.

Shtuar më 19/01/2021, ora 12:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori