Bridhte lart e poshtë me armë në brez, vlonjati e pëson keq
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar "FAST" duke arrestuar një 36-vjeçar, me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit.

Gjatë operacionit, në lagjen "1 Maji" në Vlorë, pranë një lokali forcat e policisë kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin I. H., 36 vjeç, banues në Vlorë, person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.

Gjatë kontrollit personal, në çantën e krahut, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë model "Beretta" me një krëhër me fishekë luftarak.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armë shpërthyese dhe municionit".
Shtuar më 27/08/2020, ora 12:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori