E FUNDIT/ PD spospton mbledhjen e Grupit Parlamentar për nesër, ja arsyeja

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD e planifikuar për ditën sotme në orën 16:00, do të spostohet për ditën e nesërme, në orën 09:00.

Kjo lëvizje ka ardhur pasi babai i deputetit Luçiano Boçi ka ndërruar jetë dhe përcjella e trupit për në banesën e fundit do të behët këtë pasdite në orën 16:00.

Mbledhja ishte thirrur të mbahej 1 orë para se kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, të shkonte në tryezën për konsultimet për zgjedhjen e presidentit të ri, të thirrur nga PS./albeu.com/