“Bëri seks me gruan time”. Burg përjetë shqiptarit që vrau dhe dogji Daniel Xhafën në Greqi
viktima Daniel Xhafa
Me burgim të përjetshëm është dënuar pasditen e së hënës një 32-vjeçar shqiptar nga një gjykatë greke në Volos, pasi në 2015-ën vrau dhe më pas dogji një bashkatdhetar.

Kufoma e viktimës, Daniel Xhafës, u gjet nga një fermer në një rrugë rurale në afërsi të “Shën Anargyroi Agia”.

Pasi përfundoi punën në tavernë, viktima telefonoi të atin rreth orës 2 të mëngjesit duke i thënë se do dilte për një shëtitje. Pasi humbi kontaktet me familjen, familja denoncoi zhdukjen e Danielit, ndërsa krimi u zbulua disa ditë më pas, shkruan Syri.net.

I akuzuari e ka pranuar krimin në gjykatë, por tha se asgjë nuk ishte e planifikuar dhe se “i ka zierë shpirti”. Ai tha se e kreu vrasjen pasi viktima ka pasur marrëdhënie seksuale me gruan e tij. 32-vjeçari, që punonte si murator, rrëfeu se ngjarja tragjike erdhi pas një grindje mes të dyve. Ai shtoi se e goditi Danielin me një mjet pune.
Gjykata e shpalli fajtor dhe autori u transferua në burgun e Koridallos. /Albeu.com/
Shtuar më 23/11/2016, ora 07:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori