"Brezi më i traumatizuar, ishte eksperiment", maturantët në protestë për tezën e Gjuhës Shqipe
Ditën e djeshme maturantët i janë nënshtruar testit të Gjuhës Shqipe.

Sipas tyre teza ishte me pyetje abstrakte, me shumë tekste dhe jashtë modeleve të paraqitura apo të viteve të tjera.

”Brezi më i traumatizuar i maturës. Kishte pyetje që nuk kishin të bënin fare me Letërsinë. Nga lirika e Lasgushit tek epizmi i Homerit na erdhi si papritur, nuk i prisnim të dyja. Pyetjet logjike nuk ishin fare në lidhje me modelin. Kishte shumë tekste. Kërkojmë mos penalizohemi pasi na ul mesataren dhe nuk kapim dot shkollat. Shumë maturantë nuk ndihen konfidentë për provimin tjetër.”- tha një maturante.

Po ashtu një maturant kërkon rivlerësim për provimin pasi ishte një eksperiment dhe nuk ishte aspak i lehtë siç u premtua.

”Ishte eksperiment. Na u tha që do ishte më i lehtë. Konstatojnë, se në provimet e viteve të tjera ka pasur një tekst dhe një poezi, kurse këtë vit kishte 6 tekste dhe Iliadën e kishin trajtuar si poezi. Të rivlerësohemi dhe të dimë si është formuluar teza.”- kërkoi maturanti.

Shtuar më 12/06/2020, ora 11:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori