Breshëria e plumbave mbi lokalin e efektivit të "Shqiponja", flet i vëllai: Jemi mirë!
Mbrëmjen e sotme në Shkodër u shënuan disa të shtëna me armë zjarri në lokalin e vëllezërve PjetriShkodër.

Fatmirsisht nuk ka të lënduar, ndërkohë policia është në kërkim të autorëve të ngjarjes.

Ndërkohë që kanë kaluar pak orë nga ngjarja, ka ardhur reagimi i parë nga Vlash Pjetri ish- administrator i njësisë Rrethina.

Vlash Pjetri ka deklaruar se nuk ka qenë në lokal në momentin që ka ndodhur ngjarja, por kanë qenë në shtëpitë e tyre, sebashku me vellain e tij Albert Pjetri, efektiv i forcave "Shqiponja".

Sipas tij lokali ka qenë i mbyllur dhe se nuk ka asnjë dyshim në lidhje me ngjarjen.

Informacion paraprak:

Më datë 22.12.2020, rreth orës 21:10, në vendin e quajtur rruga e Pompave të Ujit, fshati Dobraç, Shkodër, në rrethana ende të paqarta qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit A. P.

Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP dhe të FNSH Shkodër.
Shtuar më 22/12/2020, ora 22:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori