Breshëri plumbash në derën e shtëpisë, zbulohet emri i zyrtarit që u kërcënua në mes të ditës
Pasditen e sotme, në fshatin Gjoricë të Bulqizës një person ka qëlluar në ajër nga një automjet tip “Golf”.

shtënat dyshohet se ishin në shenjë paralajmërimi për Klodian Reçin, përgjegjësin e Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore, ndërsa ka qenë ky i fundit që ka lajmëruar policinë.

Ai ka rrëfyer para policisë se personi që qëlloi me armë zjarri, fillimisht e ka kërcënuar verbalisht dhe më pas ka nxjerrë armën automatik, dhe ka qëlluar në ajër pranë banesës.

Nga të shtënat s’ka të lënduar, ndërsa ngjarja mendohet se ka të bëjë me detyrën që mban Reçi.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17.40, në fshatin Gjoricë, shtetasi R. K., me një automjet tip ‘Golf’, dyshohet se ka qèlluar nga dritarja e makinës në ajër, me armë zjarri automatik, para banesës së shtetasit D.K., i cili ka njoftuar menjëherë Policinë. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e të rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 14/08/2020, ora 20:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori