Tifozët votojnë, goli i Xhakës shpallet më i bukuri i sezonit për Arsenalin (VIDEO)

Goli i Granit Xhakës i shënuar ndaj Manchester United është cilësuar si më i miri i sezonit nga tifozët e Arsenalit, pasi rrjeta u tund nga gjuajta e shqiptarit prej një 25 metrash distancë.

Realizimi i mesfushorit shqiptarë mori përqinjen më të lartë të tifozëve, teksa prapa vetes la Alexandre Lacazette me golin ndaj Southampton dhe Gabrile Martinelli me golin ndaj Newcastle.

Ky vlerësim i madh nga tifozët ka bërë që Xhaka të reagoj në profilin e tij privat, duke i falënderuar me anë të një postimi.

“Faleminderit që votuan golin tim si golin më të mirë të sezonit të Arsenali. Do të thotë shumë për mua”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij privat./ h.ll/albeu.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)