Një i ri
shqiptar është vënë në pranga pasi dyshohet se është një nga bashkëpunëtorët e autorit të vrasjes së Mario Metajt, 27-vjeçari
shqiptar, i cili humbi jetën si pasojë e një përleshje mes dy grupeve.
Ngjarja e rëndë
ndodhi pasditen e djeshme në Patra, të Greqisë.
Mediat fqinje raportojnë se i arrestuari është një shtetas
shqiptar, i cili sipas dëshmive të siguruara nga autoritetet, nxiti autorin e vrasjes që të qëllojë në grupin e personave ku bënte pjesë edhe viktima.
Ngjarja:
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme (25 janar) rreth orës 6 pasdite, me orën shqiptare 5, dhe gjithçka nisi kur në 2 automjete, po hipnin disa persona. Të dy automjetet po drejtoheshin drejt Patras dhe në të njëjtën kohë, ndaluan në Kryqëzimin Kourtesis.
Më pas pasagjerët zbresin nga të 2 automjetet dhe nis një përplasje e ashpër mes tyre. Në një moment dëgjohen edhe të shtëna, si dhe përdoret një mjet i mprehtë, thikë. Si rezultat i të shtënave, 27-vjeçari
shqiptar, mbeti i plagosur rende.
Shqiptari i plagosur me pesë plumba u transportua në gjendje të rëndë në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Patras, ku me pas ndërroi jete.
Paraprakisht dyshohet se njerëzit që e njihnin shqiptarin, i përkisnin një grupi që merrej me menaxhimin e klubeve të natës. Ata u shfaqën edhe në spitalin ku i plagosuri rëndë u transportua.
Dyshohet se autorët mund të jenë po
shqiptarë, ndërsa motivi i ngjarjes së rëndë po hetohet.
Shtuar më 26/01/2021,
ora 16:40