Breshëri automatiku, terror në mes të natës në shtëpinë e zyrtarit të bashkisë
Një breshëri e gjatë automatiku është dëgjuar pranë shtëpisë së një zyrtari të Bashkisë së Selenicës pak pas mesnatës së djeshme.

Kur kanë dalë jashtë, banorët kanë zbuluar se ishte qëlluar me armë zjarri drejt shtëpisë së tyre.

Objektiv ishte shefi i shërbimeve publike në Bashkinë e Selenicës, Xhulio Mara.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet e mëtejshme hetimore në lidhje me identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shtuar më 21/05/2019, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori