Breshëri automatiku në Lezhë, arrestohet 27-vjeçari
Pëlqej
Një djalë i ri 27-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Lezhës pasi ka qëlluar me breshëri automatiku në ajër.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Lalm.

Njoftimi:

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe konstatoi shtetasi Dritan Ndreca, 27 vjeç, në ambientet e jashtme të banesës së tij, ka qëlluar me armë zjarriajër disa herë.

Në cilësinë e proves materiale iu sekuestrua 1 armë zjarri automatik , 79 fishekë dhe 2 krehëra.

Në vijim të hetimit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dritan Ndreca, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” parashikuar nga neni 278/4 dhe 274 të Kodit Penal.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2017, ora 19:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori