Plagosja e 6-vjeçarit në Martanesh/ zbulohet kush qëlloi me breshëri ndaj fëmijës, dhe si nisi konflikti
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Krastë të Martaneshit, ku një fëmijë 6-vjeçar është qëlluar me 3 plumba automatiku, ndërsa autor dyshohet se është Jetmir Koxherri.

I mituri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa nuk dihen rrethanat e mëtejshme të kësaj ngjarje që ka tronditur fshatin Krastë.

Mësohet se mbi të miturin është qëlluar me breshëri automatiku, ndërsa pritet mbërritja e tij me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë.

Burime nga Trauma bëjnë me dije se 6-vjeçari ka humbur një sasi të madhe gjaku, dhe plumbat i ka marrë në pjesën e fytyrës ndersa 3 te tjera ne trup.


Shtuar më 19/06/2019, ora 07:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori