Në burg si tutor, babai i “Zogut të Tiranës”: Ka 1 milionë lekë borxh

“Ka borxhe e kredi, paguhej vetëm 450 mijë lekë të vjetra…”

Babai i Hermes Nikajt është shprehur se jeta që bënte i biri ishte mjaft modeste pasi paguhej vetëm 450 mijë lekë të vjetra.

I ftuar në “Shqipëria live” i tregon se Hermesi ka 1 milion e 400 mijë lekë borxh për të paguar pasi ka blerë një telefon me këste, ndërsa shton se shtëpia e tyre është majft e thjeshtë.

Përsa i përket shoqërisë së Zogut të Tiranës, Mariglen Nikaj tha se njihte ato gratë që ishin të mëdhaja në moshë, ndërsa vajzate reja s’kishte pasur kuriozitet t’i njihte.

“Nuk kam qenë kurioz të dija se me kë rri e çfarë bën. Kur ishte te Klani njihja ca gra, por këta vajzta e reja që rrinte s’i njihja. Duke qenë njeri me shkollë, nuk ma merrte mendja të binte në këtë mesele. Dhe ashtu ishte vërtet.

Lëre ça thonë këta, jo Dubai e këtej andej. Jetë modeste bënte, po të vish të shtëpia ime, modestë jemi. Aq paguhej 450 mijë lekë,”– u shpreh babai i Hermes Nikajt.

I pyetur për vizitat në burg, i ati shtoi se Hermesi është i stresuar.

“Nuk është mirë, është i stresuar. Natyrisht të rrish në një dhomë pa televizor dhe i painformuar. Shkova pagova një faturë të atij për një telefon që paska blerë para një viti. Kur pagova një këst, ata më thanë që kishte për të paguar edhe 1 milion e 400 mijë lekë. Pra ku i gjeti lekët ky njeri që s’i paguan kur paska qenë kaq i pasur. Ku është ky tutori? Jo kam mijëra euro e aq,”– tha ai më tej.


Shtuar 13.01.2020 16:15